Omletë me spinaq, domate dhe djathë – Mëngjesi perfekt

15:46 | 19 Maj 2021

Marketing

Spinaqi dhe djathi janë dy përbërës me të cilët nuk mund të gabosh në gatimin e një omlete.

Omleta është nga ato receta që gatuhet në çdo cep të globit, e megjithatë , kur dëgjon për të  përfytyron  ushqimin francez më të shijshëm e të butë si pupël.

Përbërësit:

  •  2 grushta spinaq me gjethe të vogla
  • 1 lugë gjelle qepë të kuqe të prera në copa
  • Gjysëm luge çaji hudhër të grirë
  • 2 lugë gjelle domate të prera në copa dhe të pastruara nga farat.
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • Gjysëm filxhan çaji djathë feta të copëtuar.

Përgatitja:

Tiganisni spinaqin, qepët dhe hudhrët për rreth 4 minuta deri sa qepët të jenë pak krokante.

Më pas shtoni copat e domateve dhe përziejini me lugë druri.

Ndërkohë rrihni vezët dhe qumështin dhe hidhjani sipër fërgesës duke i dhënë formën e duhur dhe sheshuar me lugën e gatimit.

Kur omleta të jetë duke u mpiksur, hidhni 3 lugë gjelle djathë dhe kur ajo të jetë bërë hiqeni tiganin nga zjarri.

Paloseni omletën në dysh dhe hidheni në pjatë dhe më pas shtoni edhe pak djathë./Lajmi.net/