Në 2019-ën Opera lançoi një shfletues desktop për adhuruesit e lojërave për tu dalluar më tutje nga Google Chrome.

Në muajt e vitet që pasuan kompania e përmirësoi akoma më tutje shfletuesin me opsione përfshirë edhe ndriçimin Razer Chroma.

Dhe në Janar vijoi më tutje shtytja drejt gaming me lerjen e YoYo Games, kompanisë Britanike pas platformës së zhvillimit të lojërave GameMaker Studio 2.

Për tu zgjeruar më tutje Opera solli shfletuesin gaming edhe në platformat mobile ditën e sotme.

Opera nisi testimet beta të Opera GX në iOS dhe Android nga dita e Enjte me planet për të dalë publikisht në pak javë.

Çfarë e dallon nga shfletuesit e tjerë?

Për fillestarët funksionet e avancuara të Opera GX lejojnë vendosjen e një limiti në përdorimin e procesorit, RAM dhe internetit. Përdorues mobil të shfletuesit mund të përdorin butona të shpejtë për të aksesuar funksione si kërkimi apo hapur e mbyllur tabe.

Mund të sinkronizoni shfletuesit celular me versionin desktop vetëm duke skanuar një kod QR. Funksione të avancuara bëjnë të mundur bllokimin e reklamave apo mbrojtjen nga gërmuesit crypto.

Deri në Mars Opera GX kishte 9 milionë përdorues aktivë në Windows dhe Mac, një rritje me 190% krahasuar me një vit më parë. Në Discord shfletuesi ka 285 mijë ndjekës. /PCWorld Albanian

Artikulli paraprakAlban Skënderaj sjell versionin remiks të hitit “Vetëm ty”
Artikulli tjetërSimeone: Gjendemi në një situatë ku dy skuadra luftojnë për titullin në ditën e fundit, kjo është La Liga!