Operacion antidrogë në Itali, 32 persona të arrestuar

Një operacioni i ndërmarrë nga Guardia di Finanza e Breshias dhe policia e Romës ka sjellë arrestimin e 32 personave si anëtarë të 3 organizatave kriminale ndërkombëtare.

Marketing

Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare, me bashkëpunëtorë natyrisht nga Italia dhe Brescia, raportojnë mediat italiane.

Ky operacion ka nisur prej disa ditësh dhe më herët bëhet e ditur se janë arrestuar 24 persona dhe janë sekuestruar 130 kg kokainë si dhe janë sekuestruar një numër i madh i pasurive të paluajtshme në Itali.

Marketing