Operacionet për ndryshimin e gjinisë nuk do të bëhen në llogari të shtetit

Pas reagimeve të shumta në opinion për ndryshimin e gjinisë me para të Fondit për sigurim shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë e ka ndryshuar vendimin.

Marketing

Përmes një kumtese për media nga ky dikaster thonë se pjesa e operacionit për ndryshimin e gjinisë nuk do të bëhet në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor.

“Pjesa e operacionit për të ndryshuar gjininë nuk do të bëhet në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor dhe kjo lloj ndërhyrje nuk do të bëhet në institucione publik”, thonë nga Ministria.

Ata janë përgjigjur edhe për informacionet e disa mediumeve se kirurgu serb Mirosllav Gjorgjeviq, do të jetë i përfshirë në operacionet për ndryshimin e gjinisë në institucionet e Maqedonisë, duke thënë se përfshirja e tij në operacionet urologjike do të thotë kontribut për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

“Politikë e Ministrisë së Shëndetësisë është që sa më shumë shërbime të ketë për qytetarët e vendit dhe të ulet nevoja për udhëtim jashtë vendit dhe gjithsesi të angazhohen ekspertë që do të transmetojnë dijen e tyre tek mjekët e vendit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Marketing