Operacioni në tru i Maradonës, Mjekët: E përballoi me sukses

Gjendja shëndetësore e Diego Armando Maradonës duket se është përmirësuar. “El Pibe d’Oro”, iu nënshtrua të martën, një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, që rezultoi e suksesshme.

Marketing

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi i cili theksoi se gjithçka shkoi siç ishte parashikuar.

Ndërsa mjeku personal, Leonardo Luque, tha se operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta. “Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin, është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim”- tha ai.

Legjenda e futbollit botëror, i cili aktualisht është trajner i Gimnasia La Plata, vuante nga një mpiksje gjaku mes kafkës dhe trurit, që iu evidentua pas analizave që bëri kur u shtrua në spital. Fillimisht, Maradona u shtrua për anemi dhe depresion.

Marketing