Operohet Era Istrefi

Këngëtarja Era Istrefi ndodhet në spital, pasi është operuar nga apendesi, apo siç njihet ndryshe “zorra qorrë”.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka lajmëruar fansat me një video në profilin e saj në Instagram, në të cilën ka thënë se ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë pas operimit.

Kujtojmë se kënga e fundit e Erës “Oh God” në bashkëpunim me këngëtarin xhamajkan, Konshens, është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Marketing