OPH: Me parat për festim të vitit të ri të ndihmohen objektet hotelierike

Oda e pavarur hotelierike fillon fushatë #InvestojQëTëNdihmoj për investime dhe mbështetje të industrisë hotelierike. Qëllimi është t’i nxisin firmat një pjesë të buxhetit të tyre të planifikuar korporativ për argëtim para Vitit të Ri ta rikahëzojnë dhe ta investojnë ose dhurojnë në industrinë hotelierike ose te, siç citojnë në kumtesë, #RestoraniImIPreferuar sepse edhe ai #MeritonMbështetje.

Marketing

Siç tregojnë nga OPH, në dhjetor në pjesën më të madhe të objekteve hotelierike organizohen edhe deri në 40 festa korporative të pasdites dhe festa të mbrëmjes. Për organizim të festave korporative dhe të tjera para vitit të ri firmat në Maqedoni, citojnë shpenzojnë më shumë se 20 milion euro buxhet të planifikuar i cili këtë vit në shumë raste do të mbetet i pashfrytëzuar ose do të rikahëzohet për punë tjera.

Nëse Qeveria nuk dëshiron dhe nuk mundet, theksojnë nga OPE në kumtesë, kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyrë se si të gjithë ne së bashku të ndihmojmë në mbështetjen e restoraneve tuaja të preferuara.

“Sot biznesi hotelierik i Maqedonisë i është lënë kohës dhe më vete, i ofenduar dhe degraduar, i injoruar nga shteti dhe masat për ndihmë financiare dhe mbështetje nga Qeveria, dalngadalë por sigurt e humb betejën me Kovid-19. Gjithnjë e më shumë restorane për shkak të masave restriktive të Qeverisë për kufizim të orarit të punës dhe kushteve të veçanta dhe protokolleve për punë të sjellura sipas Propozimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse në muajt e fundit nuk realizojnë të ardhura të mjaftueshme, për shkak të së cilës gjenerojnë humbje enorme dhe më nuk e shohin të ardhmen e tyre në këtë biznes. Të lënë vetëm në mëshirë dhe pamëshirë pa ndihmë konkrete dhe direkte dhe mbështetje që Qeveria ka mundur në muajt e fundit ta bëjë për to, e presin ditën kur të sillen para kolapsit t’i mbyllin lokalet e tyre dhe të tërhiqen nga e kaluara e tyre, puna dhe e ardhmja e tyre”, thotë në deklaratë të shkruar Zdravko Josifovski, kryetar i OPH-së.

Për të mos lejuar të humbim asnjë objekt hotelierik plus, plotëson, këtë vit Oda e pavarur hotelierike fillon fushatë #InvestojQëTëNdihmoj për investime dhe mbështetje të industrisë hotelierike.

Nga OPH presin të gjitha institucionet financiare bankat dhe kompanitë e sigurimit, shoqatat telekom, firmat e industrisë farmaceutike, shoqatat të cilat tregtojnë me energji elektrike, prodhuesit dhe dorëzuesit e ushqimit dhe pijeve dhe gjithë të tjerët të cilët këtë vit do të realizojnë përfitime me mjetet e planifikuara për festë para vitit të ri dhe argëtim të përfshihen drejt fushatës dhe i investojnë ose dhurojnë në tërësi buxhetet para festave të vitit të ri për mbijetesë të industrisë së hotelierisë dhe restoranit të preferuar. I ftojnë edhe të gjitha firmat tjera dhe individët të cilët munden dhe duan të përfshihen në fushatën #InvestojQëTëNdihmoj në #RestoraninTimTëPreferuar dhe mbijetesën e industrisë hotelierike.