Opozita e nervozuar dhe e shpërqendruar nga humbja

Sa më e afërt bëhet arritja e një marrëveshjeje për një bashkëqeverisje në mes fituesve të zgjedhjeve, aq më shumë nervoze dhe e pashpresë duket opozita shqiptare që refuzoi një kryeministër shqiptarë, refuzoi poashtu ftesën e një tryeze mes partive shqiptare për një bashkëveprim politik dhe tani së fundmi , në shansin poashtu të fundit që kanë para dorëzimit , paralajmërojnë bojkotimin e Parlamentit informon TetovaSot .Së pari Alternativa përmes Sekretarit gjeneral , Skender Rexhepi-Zejdi dhe së fundmi edhe sekretari gjeneral Arben Taravari i ASH-së kanë paralajmëruar një bashkëveprim të tillë, në përpëlitjet e fundit para se qeveria të jetë një akt i kryer por pa këta parti që nuk dihet si do mbijetojnë pa pushtet që po u rrëshqet nga duart për shkak të disfatës në zgjedhje.Formimi i qeverisë poashtu këta dy subjekte do ti heq përgjithmonë nga koridoret e partive maqedonase në tentimin pa kusht të bëhen pjesë e qeverisë dhe për të ulur pazarin e partisë së përhershme fituese te shqiptarët shkruan TetovaSot

Marketing

ASH dhe Alternativa po bëjnë një teatër politik që përmes akuzave të vjedhjeve të votave që janë mbi 100 mijë, të shpallin veten “fitues” sepse pas formimit të qeverisë gjëja e parë me të cilën ata do përballen do jetë llogaridhënia e humbjes së zgjedhjeve dhe kjo nuk dihet nëse do ta mbajë unik këtë koalicion të krijuar nga zorti dhe aspak natyral marrë parasysh akuzat mes tyre në të shkuarën.
ASH dhe AAA deri sot kanë besuar se humbësve u takon pushteti, por tani e kanë kuptuar të kundërtën e kësaj dhe kjo i ka shpërqendruar në fundin e tmerrshëm politik të tyre.TetovaSot

Marketing