Opozita e pret Ramën në Korçë me protesta, në terren del drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit(Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në juglindje të vendit për të zhvilluar takime në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti). Rruga drejt Korçës është mbushur me mbështetës të opozitës, të drejtuar nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari, të cilët po protestojnë kundër pranisë së Ramës.

Marketing

Në terren për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit ka zbritur edhe Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Gjatë protestës në aksin Korçë-Bilisht ka patur një përplasje verbale midis Lokës dhe Salianjit. “Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës”, i është drejtuar Salianji drejtuesit të policisë.

Opozita ka zhvilluar protesta të ngjashme në çdo qytet që kryeministri Rama ka shkuar për të prezantuar kandidatët për bashkitë.

Marketing