Opozita greke “PËR” hapjen e pikave të reja kufitare me Maqedoninë e Veriut

Me zemër të ftohtë dhe të thyer, me brengosje të vërtetë, por me të vetmin kriter zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe zhvillim ekonomik të Greqisë veriore, do të votojmë për dy marrëveshjet, tha deputeti i Aleancës Demokratike, Jorgos Karas në seancën e sotme plenare për ratifikimin e marrëveshjeve për hapjen e vendkalimeve të reja në Majden dhe Markova Noga, duke e zbuluar qëndrimin e partisë së tij, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Me zemër të thyer e japim votën pozitive për këto dy marrëveshje, pa kuptuar me këtë se do të pranojmë të legalizohet Marrëveshja nga Prespa nga ana e Aleancës Demokratike. Në këtë moment me kriterin e vetëm, zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe zhvillim ekonomik të rajoneve në Maqedoni, të cilat kufizohen me vendin fqinj”, tha Karas.

Ai theksoi se ata si parti edhe më tej konsiderojnë se Marrëveshja nga Prespa është e keqe dhe e papranueshme nga grekët.

Marketing