Opozita kundër BDI-së por e përçarë! Osmani: S’do të kemi nevojë për koalicion me parti shqiptare

Asnjë parti shqiptare në Maqedoni nuk dëshiron të koalicionojë me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Këtë gjë nuk e do as Aleanca për Shqiptarët, as Lëvizja Besa, as Alternativa e as PDSH-ja.

Marketing

Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani thotë se BDI-ja as nuk do ta ketë nevojën për koalicion me parti të vogla që , sipas tij, mundohen të faktorizohen duke u krahasuar me BDI-në, andaj do të dalë e vetme në zgjedhje.

“Unë mendoj që nuk do të ketë nevojë për koalicionime me parti shqiptare për shkak se BDI, në të gjitha anketat dhe të gjitha analizat që kemi bërë ne dhe institucione relevante flasin se BDI do të marrë një mandat të pastër për të përfaqësuar shumicën e shqiptarëve në qeveri”, tha Bujar Osmani nga BDI.

E partitë e tjera shqiptare që nuk e duan BDI-në për koalicionim, në mes vete kanë probleme që i pengon për formimin e një blloku opozitar.

Aleanca për Shqiptarët nuk i ka punët mirë me PDSH-në nga ku edhe doli si fraksion politik.

Njëjtë qëndrojnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa, pjesëtarët e së cilës dikur ishin një parti, e tash janë ndarë.

Marketing