Opozita kundërshton trupin që do të luftojë korrupsionin dhe krimin

Formimi i një ekipi operativ nga Qeveria për të ndjekur korrupsionin dhe krimin e organizuar ka zgjuar reagime kontroverse te njohësit e fushës. Analisti Aleksandar Pandov e sheh me skepticizëm nëse institucionet përkatëse me njerëzit e njëjtë do të arrijnë ta ulin kriminalitetin dhe korrupsionin.

Marketing

Kjo është politikë e gabuar sepse ata njerëz që tani janë në atë ekip koordinativ janë pikërisht përgjegjës për këtë korrupsion dhe krim që po e lëkund shtetin. Askush tjetër nuk është fajtorë. Është qesharake të thuhet se ata të njëjtit do të arrijnë ndonjë rezultat dhe ne si qytetarë do të shohim ndonjë dobi prej tyre. Nuk mundet që kriminelët të burgosin vetveten- deklaroi Aleksandar Pandov, Analist.

Analisti Vasko Todorovski thotë se këtij ekipi i mungojnë pjesëtarë nga organet e hetuesisë, siç është Prokuroria Themelore Publike. Sipas tij, edhe pse të gjitha institucionet relevante ekzistojnë ato nuk kanë qenë mirë të koordinuara mes vete dhe për çdo lëshim fajin ia kanë kenë njëra-tjetrës.

Ky ekip do të mundësoj koordinim të të gjithë atyre institucioneve që do të merren me problematika të caktuara korruptive, atëherë saktë do të dihet cili nga ata në institucionet e tyre nuk e ka kryer punën ashtu siç duhet. Këtu në këtë ekip operativ, përfaqësuesit e tyre nuk mund të arsyetohen që për shkak të institucioneve tjera nuk është arritur rezultati sepse të gjitha janë në një ombrellë- tha Vasko Todorovski, Analist

Nga opozitarja e VMRO DPMNE-së thonë se është e turpshme që pas tri vitesh në pushtet tani të formojnë një organ kinse ndjekin korrupsionin, me qëllim që sipas tyre, ta fshehin skandalin reket.

Pyetja është se a nuk kanë funksionuar deri më tani dhe si të njëjtët njerëz të përmendur ndoshta nën pseudonimet Kiki, Friki, Koki, Zoki, Sheki tani do të koordinojnë një organ për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo është një maskë tjetër dhe një pluhur tjetër në sytë e opinionit vetëm për të maskuar hetimet për rastin reket- deklaroi Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Sipas ekzekutivit, ky trup i cili do të drejtohet nga ministri i brendshëm Spasovski do të koordinoj punën ndërmjet institucioneve për t’i ndjekur dhe për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë apo kanë ndihmuar korrupsioni apo krimin e organizuar.

Marketing