Opozita në Shqipëri sot proteston sërish

Opozita shqiptare do mbajë sot protestën e saj të radhës kombëtare para Kryeministrisë në Tiranë.

Marketing

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor për mbrëmjen e sotme.

Protesta do mbahet në orën 20:00.

Ambasada e SHBA i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.