Optimizëm në Itali, trend ulës i viktimave dhe rasteve të reja

Ndryshe nga ditët e fundit, këtë të shtunë trendi I viktimave dhe rasteve te reja në Itali ka qënë në ulje.

Marketing

Një ditë më parë ishin 85 viktima ndërsa sot janë shënuar 72 viktima në vendin fqinjë.

Ndërkohë edhe shifrat e të infektuarve kanë rënë në raport me një ditë më parë, madje janë përgjysmuar.

Mbi 500 raste të reja ishin ditën e premte ndërsa këtë të shtune kanë qënë 270 raste të reja.

Paciente të shtruar në terapi intensive kanë mbetur ende 293.

Këtë të shtunë janë shëruar edhe 1297 paciente të tjera.

Në spitalet e Italisë janë 5 mijë persona të shtruar me simptoma për momentin.