Ora e parë akademike për studentët e rinj

Në fakultetet pranë universiteteve të vendit sot solemnisht do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020.

Marketing

Fillimi i vitit të ri akademik 2019/2020 tradicionalisht do të shënohet në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, në fakultetet e të cilit me orë të parë akademike do të priten qytetarët e rinj akademik. Rektori i USHCM-së, prof.dr. Nikolla Jankullovski do të marrë pjesë në orët e para akademike të studentëve të Fakultetit për art muzikor, dhe në Fakultetin ekonomik, që do të mbahen në hapësirat e këtyre fakulteteve, me çka simbolikisht do t’u dërgojë porosi të gjithë studentëve të saporegjistruar në fakultetet pranë USHCM-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të marrë pjesë në orën e parë akademike në Fakultetin për siguri në Idrizovë, i cili është anëtar i Universitetit në Manastir.

Me rastin e fillimit të vitit të ri studimor, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip ora e parë akademike do të mbahet në Qendrën multimediale, e vendosur në Fakultetin ekonomik, ku do të flasin studentë dhe rektori i Universitetit, Bllazho Boev.

Njëherit, AkadeMEDIAL figurative pranë UGD do të hapë ekspozitë studentore në galerinë artistike “Bezisten” të titulluar “Arti dhe njeriu”, ku vepra t[ veta do të prezantojnë 12 studentë.

Viti i ri akademik do të shënohet edhe në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) me fjalim të rektorit Abdulmenaf Bexheti dhe kryetarit të Parlamentit studentor, Arjon Fejzullai.

Marketing