Ora e shtuar policore në Kumanovë/Dimitrievski: Qeveria duhej t’i kishte informuar qytetarët më herët

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dmitrievski vendimin e Qeverisë për orën e shtuar policore e cilësoi si të vonuar por adekuat. Ai tha se Qeveria duhet t’i kishte informuar qytetarët më herët për këtë masë. Prej nesër qytetarët e Kumanovës do të mund të porosisin produkte ushqimore nëpërmjet telefonit dhe t’i marrin në shtëpi nga marketet me të cilat do të bëj marrëveshje Komuna.

Marketing

“Kemi filluar me shpërndarje ta pakove humanitare, për familjet më të rrezikuara sociale. Kemi vendosur edhe një numër shtesë të shtabit komunal për komunikim dhe informim me qytetarët. Paralelisht me këtë kemi vendosur ekipe shtesë për asistencë të qytetarëve, jemi në proces të sigurimit të marketeve dhe kompanive tjera që punojnë me shitje dhe distribuim të produkteve ushqimore. Ato do të kryejnë shitje, nëpërmjet porosive që do t’ pranojnë me telefon dhe të njëjtat mund t’i dorëzojnë te qytetarët në adresat e tyre”. – tha Maksim Dimitrievski – Krytar i Kumanovës

Marketing