Ora policore, 242 qytetarë u kapën jashtë gjatë të dielës

Qytetarët asesi nuk po mësohen të respektojnë orën policore. Edhe pse shumica janë të ndërgjegjshëm se të rish në shtëpi, në këtë kohë pandemie do të thotë të shpëtosh jetën edhe të të tjerëve, sërisht gjatë orës policore të dielën policia ka kapur 242 qytetarë të cilët pa arsyetim dhe nevojë shëtisnin në rrugë.

Marketing

Madje këta qytetarë të pandërgjegjshëm, në disa raste e kanë kthyer në lojë daljen etyre në orarin e ndaluar, duke detyruar ekpiet e policisë që t’i ndjekë nga pas për t’i kapur. Edhe këta të fundit, si ata nga netet e kaluara nuk do të mund t’i shpëtojnë gjobave, përkujtojnë nga MPB.

“ Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit nuk e kanë respektuar masën për ndalesën e lëvizjes gjithsej 242 persona, me çka nga ana e nëpunësve policor u shoqeruan gjithsej 95 persona, 37 të tjerë u shqpituan vërejtje,ndërsa të tjerëve u përgaditen procesverbale për t’i paditur në të ardhmen në Prokurorinë Themelore Publike”, thuhet në komunikatën e MPB-së

Marketing