Ora policore gjatë fundjavës, ndryshon funksionimi i transportit publik

Për shkak të orës policore të zgjatur, transporti publik në Shkup do të pësojë ndryshime në qarkullim.

Marketing

Prej nesër, e diel (24.05.2020) nga ora 11:00 dhe deri të martën, 26.05.2020 në ora 05:00, transporti publik nuk do të funksionojë, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik.

Nga NQP thonë se ky vendim është në përputhje me masat qeveritare për parandalim të virusit korona.

Kujtojmë se duke filluar prej nesër, në ora 11 të paradites vendi do të jetë në orë policore deri në martën, në ora 5 të mëngjesit.