Ora policore, regjistrohen  98 shkelje

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 140 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit me vendim shtetëror janë izoluar 109 persona.

Marketing

MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 67 persona janë arrestuar nga policia kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Marketing