Ora policore, ulet numri i “të padëgjueshmëve”, vetëm 63 shkelje

Po ulët numri i qytetarëve të cilët nuk respektojnë orën policore prej 21 deri 5 të mëngjesit. Për dallim nga netet e kaluara, gjatë 24 orët e fundit policia ka evidentuar vetëm 63 pesona të cilët nuk respektuan orën policore. Të gjithë u kapën në flagrancë duke levizurpa nevojë, andaj polica një pjesë të tyre i shoqëroi nëpër stacionet policore, ndërsa të tjerëve u përgaditën procesverbale për t’i paditur në të ardhmen.

Marketing

“Sa i përketë kontrollit të ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri më 05:00 të mëngjesit, është konstatuar se 66 qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, ose orën policore , me çka 37 prej tyre u shoqëruan në stacione policore, ndërsa të tjerëve u janë bërë proces verbale për të cilët do të ngriten padi përkatëse”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Gjatë 24 orëve të fundit MPB ka shqiptuar edhe 368 vendime për izolim, 82 prej tyre nënshkruan deklaratën për vetëizolim. Mbrëmë është konstatuar se vetëm një qytetar nuk ka respektuar masëm e vetëizolimit. MPB poashtu natën e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes, ka kontrolluar 222 objekte hotelerike. Në tre prej tyre është konstatuar se nuk respektohen masat qeveritare, pra objektet kanë punuar fshehrazi.

Prokuroria Themelore Publike po punon ndërkohë në grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm për të kompletuar dhe procesuar lëndën ndaj ish-drejtoreshës së Klinikës Dermatologjike Nina Caca Nikollovska. PTHP është në pritje të dokumentacionit të plotë mjekësor dhe të listave të Ministrisë se Shëndetësisë për të parë se ku Nikollovska i ka mbajtur ligjeratat dhe sa ka qenë numri i saktë i të gjithë të pranishmeve në seminiarin e ligjerur nga ish-drejtoresha.

Prokuroria e Dibrës ka dorëzuar propozim për t’i gjobitur dy banorë të Dibrës dhe 4 nga Gostivari për mos respektimin e ndalesë së lëvizjes pas orës 21:00. Janë shqiptuar edhe urdhëresa dënuese ndaj 3 persona në Sveti Nikollë për mosrespektim tëores policore. Prokuroria e Shkupit propozoi dy gjoba në të holla për një shkupjan i cili nuk ka respektuar masën e vetëizolimit kur është kthyer nga Sllovenia më 17 marsdhe për një tjetër që është kthyer nga Austria më 20 mars.

Marketing