Oraret e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë në Ligën e Kombeve

Pas hedhjes së shortit mbrëmë në Amsterdam ku Shqiëria, Kosova e Maqedonia mësuan edhe kundërshtarët për ciklin e ri të Ligës së Kombeve, janë përcaktuar edhe datat dhe koha e zhvillimit të ndeshjeve:

Marketing

Maqedonia, 5 shtator, 2020 | 15.00 – Maqedoni – Armeni, 8 shtator, 2020 | 18.00 – Gjeorgji – Maqedoni, 8 tetor, 2020 | 20:45 – Estoni – Maqedoni, 11 tetor, 2020 | 18:00 – Maqedoni – Gjeorgji, 13 nëntor, 2020 | 20:45 – Maqedoni – Estoni, 16 nëntor, 2020 | 18:00 – Armeni – Maqedoni

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në udhëtim. Kombëtarja Kuqezi do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 nëntor ndaj Bjellorusisë në shtëpi. Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri. Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani. Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri. Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri. Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan. Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi.

Kosova ndeshjen e parë e zhvillon me 3 shtator si mysafire ndaj Moldavisë. Me 6 shtator, Kosova do ta pres Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e tretë do të jetë më 10 tetor ku Kosova sërish do të jetë nikoqirë, kësaj radhe i Sllovenisë. Pas tri ditësh me 13 tetor, Kosova do të udhëtojë për në Greqi. Më 13 nëntor (e premte) Kosova do të jetë mysafirë i Sllovenisë, në një nga ndeshjet më interesante të këtij grupi. Ndeshja e fundit do të zhvillohet në shtëpi, ku e pret Moldavinë me 16 nëntor.

Liga e Kombeve gjithashtu do të ofrojë mundësinë shtesë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror për dy përfaqësueset më të mira të renditura që kanë dalë fituese në grupet e tyre, të cilat nuk kanë arritur kualifikim direkt përmes eliminatoreve. Kualifikim direkt në Kampionatin Botëror do të sigurojnë në 10 fituesit e grupeve nga eliminatoret 2021. Për të plotësuar fazën finale të Kampionatit Botëror do të luajnë 10 përfaqësuese të kualifikuara nga vendet e dyta me dy fituesit e grupeve më të mirë të renditura në Ligën e Kombeve të cilat nuk kanë përfunduar në dy vendet e para të eliminatoreve.

Marketing