Nuk kam kohë të marr frymë e lëre më të takohem me Nikolla Gruevskin. Kështu është ankuar dje para kuvendit hungarez, kryeministrit i Hungarisë, Viktor Orban.

“Shikoni, unë thjeshtë nuk kamë kohë të thithë ajër, ngase këtu po ballafaqohemi”, është përgjigjur Orban, pyetjes së gazetës hungareze “Azonnali” nëse është takuar me ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili fitoi të drejtën e azilit në Hungari.

Në pyetjen e medieve nëse është takuar me Gruevskin kur ai ka arritur në Hungari, Orban është përgjigjur “Jo, për fat të keq, nuk arrita”.

“Tani jam i lumtur që jam gjallë. Mos bëni panik, nëse ndodh kjo ju premtoj se do të ju tregoj”, ka thënë Orban.