Ordinancat e përgjithshme, me shërbime specialistike

Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e ordinancave nga të përgjithshme në specialistike familjare ka shfaqur pakënaqësi tek shoqatat e mjekëve. Përmes transformimit specialistëve familjarë iu shtohen shumë shërbime shtesë për pacientët ndërkaq për punën shtesë që do ta bëjnë nuk do të marrin kompensime financiare. Ata kërkojnë që me rritjen e shërbimeve Ministria dhe Fondi Shëndetësor të krijojë edhe benefite financiare për ta. Deri më sot asnjë nga specialistët familjarë nuk ka nisur procedurë për transformimin e ordinancave të tyre.

Marketing

Nuk ka të caktuar një rregullore se në këtë veprimtari a do të ketë mjete shtesë për atë ordinancë, d.m.th duhet të blehet ndonjë aparaturë shtesë që t’i bëjnë këto veprimtari dhe kush do t’i mbulon këto. Shoqata të ndryshme, si ajo e mjekëve familjarë, shoqata e mjekëve shqiptar, si dhe ajo e mjekëve privat kemi pasur një koordinim në kërkesat tona në ministri. Akoma nuk ka ndonjë rregullore nëse do të ketë shpërblim për mjekët të cilët do ta kryejnë këtë veprimtari, pra u shtohet puna, do të bëjnë veprimtari plotësuese mirëpo akoma nuk do të thotë se do të kenë pagesë shtesë- deklaroi Nevzat Elezi, Shoqata e Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë.

Zv ministri i Shëndetësisë Asim Musa thotë se tani për tani kërkesat e tilla nuk është pjesë e vendimit për transformim të ordinancave, mirëpo shton se janë të hapur që këtë çështje ta diskutojnë.

Momentalisht nuk kemi marrë masa, paralelisht me rritjen e shërbimeve nuk kemi biseduar për këtë çështje, por kjo ngelet e hapur dhe sigurisht që ka hapësirë për të biseduar dhe duhet biseduar, natyrisht sepse me rritjen e vëllimit të punës natyrisht se duhet të rritet edhe stimulimi gjegjësisht të ardhurat e mjekëve. Sigurisht që do të bëjmë diçka në këtë drejtim. 4:55 Unë bëj apel që edhe vetë mjekët të marrin ndonjë iniciativë dhe të bisedojmë në këtë drejtim. Ne jemi të hapur dhe është edhe në interes të ministrisë që edhe ato mjekë për dhënien e atyre shërbimeve ta ndjejnë veten të kënaqur- tha Asim Musa, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Numri i specialistëve të mjekësisë familjare në gjithë territorin e vendit është rreth 400. Nëse një ordinancë familjare transformohet në ordinancë specialistike, ajo mund të ofroj së paku 89 shërbime të ndryshme, përfshirë kontrollin dhe terapitë për pacientët. Nga ministria vendimin e kishin arsyetuar me ofrimin e më shumë lehtësirave për pacientët, por edhe shmangien e radhëve dhe krijimin e kushteve për kontrolle me të detajuara në shërbimet specialistike nëpër spitale.

Marketing