“Orët e ardhshme, shumë kritike”: Cikloni mesdhetar godet brigjet e Greqisë

Brigjet greke janë prekur nga cikloni, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë tashmë në vorbullën e ciklonit.

Marketing

“Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.

“Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini, përcjell abcnews.al.

Demet pasi cikloni goditi brigjet e Zakynthos

Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.

Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë.

“Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.

Marketing