Orët e gjata të punës po vrasin afër 745 mijë njerëz në vit

22:57 | 17 Maj 2021

Marketing

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit.

Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745 mijë njerëz vdiqën në 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata të punës, raporton BBC.

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit.

OBSH-ja gjithashtu tha që situata mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Hulumtimi zbuloi se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35 përqind më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik 17 përqind më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë.

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi se pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata, ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

Marketing