Organizata ndërkombëtare bën thirrje të hiqni dorë nga pilulat e gjumit

isa tableta gjumi që përdoren zakonisht tashmë do përmbajnë një paralajmërim të ri në kuti, që njofton pacientët për cënimet serioze që mund të rezultojnë si pasojë e përdorimit të këtyre barnave.

Marketing

Autoritetet do të kërkojnë paralajmërimet e reja, të cilat përfshijnë medikamentet “Eszopiclone” (Lunesta), zaleplon (Sonata) dhe zolpidem (Ambien, Ambien CR, Edluar, Intermezzo dhe Zolpimist).

“Këto incidente mund të ndodhin pas dozës së parë të këtyre ilaçeve të gjumit ose pas një periudhe më të gjatë trajtimi dhe mund të ndodhë në pacientë pa ndonjë histori mjekësore”, tha komisioneri i përhershëm Dr. Ned Sharpless në deklaratë.

FDA gjithashtu thotë se mjekët nuk duhet t’i përshkruajnë këto ilaçe për pacientët që kanë përjetuar episoda të simptomave pas marrjes së këtyre barnave.

FDA identifikoi 66 raporte të pacientëve gjatë 26 viteve të fundit të cilët kishin marrë ose eszopiklon, zaleplon ose zolpidem dhe më pas përjetuan dëmtime të rënda ose vdekje.

Në vitin 2013, agjencia kërkoi nga krijuesit e pilula gjumi të ulnin dozat e rekomanduara të zolpidemit. Në atë kohë, studiuesit kishin gjetur nivele të larta të gjakut të zolpidemit, të cilat ndikonin në aftësitë e tyre njohëse, duke përfshirë aftësinë e tyre për të vozitur.

Marketing