Organizata Turistike Komuna Budvë, fillon fushatën promotive për tregun rajonal

Organizata Turistike Komuna Budvë fillon fushatën promotive për tregun rajonal
“Mysafir, por vendas!”
“ Budva edhe këtë verë përplot me dashuri dhe me mirëseardhje tradicionale dëshiron t’i mirëpresë të gjithë mysafirët e rajonit, pikërisht ata që ne i konsiderojmë si më shumë se mysafirë, të cilët gjatë viteve dhe dekadave të kaluara janë dashuruar në bregun tonë të shkëlqyeshëm. Mysafirët të cilët na njohin mirë dhe ne i njohim mirë. Të gjithë ata të cilët me ne e presin Vitin e Ri, argëtohen me karnevale dhe maskenbale, me të cilët së bashku shënojmë kremtimet dhe festojmë festat, ata tek ne ose ne tek ata… Miqtë tanë nga rajoni nuk duhet ti përkujtojmë se jemi këtu dhe nuk duhet të dëshmojmë për emocionet tona, sepse dashuria dhe përkushtimi jonë ka mbijetuar të gjitha sfidat e deritanishme”, theksoi Maja Lijasheviq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Komunës Budvë, duke promovuar fushatën “Budva, dashuri e cila zgjat”.
Fushata edhe këtë vit I kushton vëmendje të veçantë tregut rajonal, posaçërisht fqinjëve më të afërt: Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, të cilët marrin pjesë me 35% nga numri i përgjithshëm i vizitorëve në nivel vjetor.
Sipas fjalëve të drejtoreshës së OT të Komunës Budvë, destinacionit veror më të rëndësishëm turistik në Malin e Zi, periudha para nesh do të jetë përplot me sfida, me të cilat nuk jemi ballafaquar deri më tani. Ekonomia e përgjithshme e Budvës, ndërmarrjet kompetente dhe shërbimet lokale po shfrytëzojnë ditët e fundit të muajit maj që sërish ti rihapin objektet hotelierike, baret nëpër plazhe, t’i rregullojnë pushimoret, pishinat dhe terracat….
“Hotelierët, veçanërisht ata të kategorisë së lartë, si dhe një pjesë e pronarëve të restauranteve akoma janë në fazën e rihapjes së objekteve të tyre, sepse kufijtë edhe më tej janë të mbyllur, pastaj situata epidemiologjike në Rusi dhe vendet tjera të mëparshme të Bashkimit Sovjetik edhe më tej është shumë serioze, sepse këto tregje janë tejet të rëndësishme për akomodim të këtij lloji. Nga ana tjetër hotelierët privatë, të cilët marrin pjesë me 65% të numrit të përgjithshëm të buajtjeve të realizuara, qiramarrësit e pushimoreve publike dhe numri më i madh i hotelierëve pikërisht mbështeten në tregun vendor dhe në emër të tyre ne po promovojmë të gjitha lokalitetet më të bukura, të cilat i ka në dispozicion Budva jonë. Fushatën do ta realizojmë në të gjitha vendet përreth, nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit, ndërsa qëllimi është që nëpërmjet porosisë të cilën e japim përzemërsisht dhe me shumë mikpritje, por edhe me cilësinë e prodhimit që e ofrojmë, këtë vit me siguri të shtuar shëndetësore dhe politikë stabile të çmimit, mysafirët tanë në Budvë të ndjehen sikur të ndodhen në shtëpi”, porositi drejtoresha e OT të Komunës Budvë.

Marketing