Pasi që u paraqit lajmi se Dua Lipa do të mbajë koncert në Shkup, për mbështetje të referendumit, me prononcim të tij doli dhe kompozitori maqedon dhe ish-anëtarë i grupit Anastasia, Zllatko Origjanski.

Ai në profilin e tij në Facebook, e ka përshëndetur koncertin e mundshëm të yllit të muzikës.

Origjanski mes tjerash shkruan: “Faleminderim Zotit dikush të kujtohet! Në kohën dhe pas katastrofës së VMRO-së, dhjetë vite ju flas se Shqiptarët në Maqedoni janë pjesa më progresive dhe e gjallë e saj, por shumica qeshnit”, shkruan Origjanski në profilin e tij./Fakte

Artikulli paraprakFushatat nuk japin rezultate kundër gjuhës së urrejtjes
Artikulli tjetërAnketë: 41.5% do të votojnë “për” në referendum, 35.1 “kundër”