OSBE me vërejtje: Koha e gjatë mes parashtrimit dhe konfirmimit të aktakuzës

Shumë nga aktakuzat e parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) nga fundi i qershorit të vitit 2017 janë konfirmuar pesë-gjashtë muaj më vonë, që tregon se është tejet e gjatë koha mes parashtrimit të aktakuzës dhe konfirmimit të saj.

Marketing

Kjo është një nga vërejtjet e Misionit të OSBE-së në raportin e parë kalimtar për aktivitetet dhe lëndët e Prokurorisë Speciale Publike që përfshin periudhën prej shtatorit të vitit 2015 deri në janar të vitit 2018.

“Edhe pse Ligji për procedurë penale nuk parasheh afat deri në të cilin një aktakuzë duhet të konfirmohet, koha mes parashtrimit të aktakuzës dhe konfirmimit të saj mund të konsiderohet si tejet e gjatë, ndërkaq kjo krijoi perceptim se gjykata është e anshme dhe është kundër gjykimit në afat të matur kohor, ndërsa të njejtat posaçërisht shqetësojnë lidhur me rastet ku së shpejti duhet të paraqitet vjetërsia absolute”, thuhet në konkludimet e raportit.

Për atë shkak nga OSBE rekomandojnë të ndryshohet dhe plotësohet legjislatura në pajtim me Strategjinë nacionale për reforma në jurispruidencë për periudhën 2017-2022 dhe të zgjidhen kufizimet ekzistuese në kornizën ligjore të cilat mund t’i pengojnë hetimet rrjedhëse të PSP-së.

Rekomandimi drejtuar PSP-së është të ketë qasje më transparente kur vendosë kompetenca ndaj rasteve rreth të cilave vepron Prokuroria publike, ndërsa Gjykatës themelore Shkup 1 i rekomandohet t’i zbatojë standardet e njëjta si për rastet e PTH dhe për rastet e PSP-së.

U.d. shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhefri Golldstin konsideron se duhet të sigurohet përgjegjësi e plotë për veprat e mundshme penale përmes bisedave të përgjuara.
“Me rëndësi të posaçme është të zgjidhen çështjet lidhur me ardhmërinë e PSP-së dhe të hetimeve të hapura në të cilat nuk janë të ngritura aktakuza”, tha Golldstin në prezantimin e sotëm të raportit.

Prokurorja Speciale Katica Janeva tha: “Ky projekt është me rëndësi të veçantë për ne, pasi për herë të parë jep një pasqyrë të hollësishme të të gjithë procesit duke filluar nga themelimi i Zyrës tonë. Raporti përshkruan fazat e themelimit të institucionit përmes punës së bërë dhe rezultateve të arritura, si dhe sfidave dhe pengesave të hasura”.

Janeva shtoi se raporti gjithashtu përforcon PSP-në në angazhimin e saj për të vazhduar tutje. “Qëllimi ynë është të përfundojmë misionin e besuar, duke trajtuar mosndëshkimin dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit”, tha Janeva.

Marketing