OSBE/ODIHR del me raportin e parë të përkohshëm për zgjedhjet presidenciale, ja vlerësimi?

Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë të përkohshëm për periudhën 11 mars – 2 prill 2019 për ecurinë e procesit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni. Në Përmbledhjen e shkurtër nënvizohen detaje mbi zhvillimin e fushatës, financimin e fushatës dhe mediat. “Korniza ligjore pësoi disa ndryshime kohëve të fundit, duke përfshirë ndryshime të imta të Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan më 27 mars.

Marketing

 

Disa dispozita të ligjit, duke i përfshirë ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e fushatës, financimin e fushatës dhe mediat, nuk e pasqyrojnë garën për zgjedhjet presidenciale dhe zbatimi i tyre nuk është gjithmonë i qartë për palët e interesuara të MVZ-së së ODIHR-it”, thekson raporti.

Lidhur me fushatën zgjedhore që filloi më 1 prill, OSBE/ODIHR vlerëson se gjatë periudhës para fushatës, kandidatët nuk zhvilluan fushatë pas regjistrimit të tyre më 21 mars, por partitë politike ishin aktive gjatë kësaj kohe, duke i kritikuar kundërshtarët e tyre dhe duke i mbështetur kandidatët presidencialë pas të cilëve qëndrojnë.

“Donacionet dhe shpenzimet e fushatës realizohen nëpërmjet llogarive të veçanta bankare të kandidatëve, dhe për to duhet të dorëzohen raporte të përkohshme dhe përfundimtare. Nuk ka rregulla eksplicite për zhvillimin e fushatës nga palët e treta. Disa institucione kanë mandat që përputhen ndërmjet tyre për t’i mbikëqyrur rregullat financiare të fushatës. Ambienti mediatik është i shumëllojshëm me burime të shumta, por me një treg të kufizuar të reklamave. Korniza ligjore i përcakton obligimet e mediave në fushatë, por zbatimi i këtyre dispozitave për zgjedhjet presidenciale është i paqartë” , nënvizon raporti.

KSHZ-ja e trajton shumicën e kundërshtimeve zgjedhore, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kanë për detyrë t’i shqyrtojnë kundërshtimet në lidhje me financimin e fushatës dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, respektivisht. Deri më sot, janë parashtruar shumë pak kundërshtime në lidhje me zgjedhjet, edhe atë në lidhje me përjashtimin nga lista e votuesve, regjistrimin e kandidatëve dhe zhvillimin e fushatës.

Për më tepër lexo raportin e plotë: RAPORTI I PËRKOHSHËM OSBE/ODIHR

Marketing