OSBE: Po njolloset reputacioni ndërkombëtar i Shqipërisë

OSBE ka reaguar pas tensioneve të ngritura në Shqipëri, ku në disa bashki të vendit janë bllokuar ambientet që shërbejnë si Komisione të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), dhe ka pasur përleshje mes qytetarëve e policisë.

Marketing

Sipas tch, OSBE-ja përmes njoftimit ka dënuar sulmet e dhunshme kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.

“Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës”, thuhet në reagim të OSBE-së.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri”, përfundon reagimi.

Marketing