Osllomej, sërish në funksion por si central fotovoltaik

Qeveria rikthen në jetë kombinatin Osllomej, objekt energjetik që më shumë vite u konsiderua si monument i një kohe, sepse nuk funksiononte. Rivendosja në funksion do të kushtojë shtatë milionë euro, për ndërtimin e një centrali fotovoltaik. Paratë, gjashtë milionë janë siguruar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe një milion nga arka e shtetit . Centrali do të ketë 15 giga-vat fuqi, që do të mjaftojnë për konsumin vjetor për 2,000 familjeve, thotë Drejtori i ELEM-it Dragan Minovski.

Marketing

Ky projekt është i rëndësishëm për kompaninë tonë jo vetëm për shkak të vlerave të energjisë, por edhe nga aspekti social, natyrisht edhe në fushën e mjedisit. Ky projekt është planifikuar të ndërtohet në minierën tashmë ekzistuese në zonën e kombinatit Osllomej, në 15 hektarë tokë me një elektrocentral të ri foto-voltaik – tha Dragan Minovski drejtor i ELEM-it.

Nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e përshëndetën këtë investim me rekomandimin se është mirë ajo që investohet në burime të ripërtërishme të energjisë në kohën kur në tërë vendin mbizotëron ndotja e ajrit. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev paralajmëroi ndërtimin e më shumë centraleve fotovoltaike që do prodhojnë prej 30 deri 40 megavat orë energji elektrike.

Ne si shtet nuk kemi naftë, nuk kemi gaz, kemi qymyr në rezerva të kufizuara. Pra atë që e kemi si burim të pafund është dielli, ndërsa për fat të keq ai deri më tani është shfrytëzuar vetëm për 16 megavat”- pohoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Për momentin në Osllomej punojnë një mijë punëtorë. Ata do të pajisen me praktikë adekuate për mënyrën e re të funksionimit të elektranës.

Marketing