Osmani, Ademi e Arifi në Llojan për t’ua bë ‘përhajr’ hapjen e vendkalimit kufitar banorëve të zonës

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani së bashku me ministrin e arsimit Arbër Ademi dhe kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi vizituan banorët e Llojanit për t’ua dhënë lajmin e mirë dhe për t’i uruar ata për largimin e barrierave.

Marketing

“Bashkë me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, Kryetarin e Komunës Likovës Erkan Arifi dhe shokë erdhëm te pika kufitare në Llojan për t’ia dhënë lajmin e mirë dhe për t’ia bë përhajr Kryetarit të Bashkësisë lokale Selami Memeti dhe banorëve të Llojanit me rrethinë për zhbërjen e barrierave mes nesh.”, ka shkruar Osmani në facebook.

Marketing