Osmani: Agjenda e reformave vazhdon përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës deri në fillim të negociatave

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e prezantoi Planin 18, para përfaqësuesve të sektorit civil.

Marketing

“Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave, dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”, deklaroi Osmani për mediumet, para fillimit të prezantimit. Ai vuri në dukje se edhe me Planin 18, Qeveria do të mbajë parimin e transparencës dhe llogaridhënies, ku si shembull mori edhe konferencën e sotme me organizatat Civile.

„Plani 18, në drafti versionin e tij, veç më është prezantuar para Delegacionit të Bashkimit Evropian , kurse dy ditëve të kaluara Planin e prezantova edhe në Bruksel, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, para disa Komisionerëve Evropian, referova për Planin 18 edhe para përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Nënpresidenten Federika Mogherini“ theksoi Osmani, që Plani 18, para finalizimit, do të prezantohet edhe para opozitës, më qëllim, që të sigurohet një konsensus i plotë shoqëror ndaj reformave kyçe.

Gjatë paraqitjes së përmbajtjes dhe rëndësisë së planit të ri të reformave, Plani 18, para sektorit civil, Zëvendëskryeministri Osmani sugjeroi që Plani mbulon periudhën e zbatimit të reformave deri në daljen e raportit të ri të Komisionit Evropian, në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim që të siguroi një agjendë reformuese për të gjithë vendin drejt reformave në periudhën e gjatë marrjes së rekomandimit për negociata, deri në fillimin eventual të negociatave, kur agjenda e reformave do të kishte një kurs krejtësisht të ndryshëm.

#Plani2018 para organizatave civile. Agjenda e reformave vazhdon përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës deri në fillim të negociatave, ka shkruar në facebook Osmani.

 

Marketing