Osmani: Antikorrupsioni ta hetojë edhe nepotizmin e BDI-së

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani së bashku me kryetaren e Komisionit për luftimin e korrupsionit u zotuan për çrrënjosjen e korrupsionit, si një prej parakushteve kyçe për anëtarësim në BE. Pas takimit afro një orësh, Bujar Osmani tha se sot Qeveria do ta sjellë edhe ligjin e PSP së me çka dy shtyllat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, do të vendosen në bazament të fortë dhe kështu Maqedonia do të vazhdojë me reformat që ia ka vendosur Bashkimi Evropian.

Marketing

“Lufta me korrupsionin nuk është selektive prandaj i bëj thirrje Antikorrupsioni që të zbulojë të gjithë rastet e nepotizmit”, tha Osmani.

Kryetarja e Komisionit për luftimin e korrupsionit Biljana Ivanovska tha se trupi që ajo e drejton, po bën maksimumin për çrrënjosjen e korrupsionit dhe për dekurajimin e funksionarëve që tentojnë të keqperdorin funksionin për pasurim personal.

Ivanovska tha se ekipi i saj nuk ka bagazh politik pas vetes dhe kjo r mundëson veprimin e lirshëm. Ajo u zotua për ta kthyer besimin e qytetarëve në Antikorrupsion, e pastaj edhe integrimin në BE që do të vijë pas reformave të mirefillta. Ivanovska u bëri thirrje edhe institucioneve që kanë bërë punësime gjatë kësaj periudhë, që tia dorëzojnë dokumentet që i kanë kërkuar në mënyrë që të verifikojnë akuzat për qindra raste të nepotizmit.

Kryetarja e Antikorrupsioni u ankua se institucionet nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm me ta për zbulimin e rasteve korruptive.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se lufta me korrupsionin është luftë permanente, por meqë kemi afate strikte nga BE, duhet mbledhur sa më shumë argumente se Maqedonia po punon për çrrënjosjen e këtij fenomeni.

Marketing