Osmani: Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në takim me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në lagjen “Velania” në Prishtinë, ka deklaruar se luftimi i korrupsionit nuk mund të luftohet nga të korruptuarit.

Marketing

Ajo ka thënë se askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra. “Nuk ka qenie njerëzore që mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka thënë Osmani.

Osmani ka deklaruar se kriminelët dhe korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit.

“Krimi dhe korrupsioni luftohen nga njerëzit me duart e pastra”, ka thënë Osmani.

Takimi në Velani

Takimi në Velani

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Dimanche 15 septembre 2019

Marketing