Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se BDI është për zgjatje dore dhe për pajtim, por jo për falje dhe amnisti të kriminelëve dhe dhunuesve.

Osmani këtë deklaratë e tha ekskluzivisht për Televizionin Alsat, i cili duke komentuar fjalimin e djeshme të kryeministrit theksoi se nuk ka biseduar me Zaev për të qartësuar fjalimin e tij, e as për porosinë e deklaratës së djeshme.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme derisa zhvillohej debati në Kuvend për ndryshimet kushtetuese kryeministri Zaev nga foltorja e parlamentit tha se është koha që të shtrij dorën e pajtimit dhe të fal për ngjarjet e 27 prillit.