Osmani: BDI ka kërkuar hetim për të gjithë funksionarët e saj

“Luftë speciale ndaj BDI-së në mungesë të një opozite të shëndoshë. Kemi kërkuar nga institucionet tona por edhe ato ndërkombëtare që të hetoj çdo funksionarë të BDI-së. Me këtë BDI inkurajon institucionet që të hetoj gjithsecilin prej nesh. BDI do mbetet në historinë e shqiptarëve. Nuk duam që të njollosim BDI-në”, tha Osmani.

Marketing

Ndërkohë Sheqerinska tha se nuk jemi as parti e as njerëz që gjysmën e ditës punojmë me BDI-në dhe gjysmën tjetër kundër BDI-së.

“Ajo që ne dëshirojmë është që asnjëri të mos jetë mbi Ligjin. Edhe në të kaluarën e kemi thënë edhe themi dhe tani se nuk ka funksionarë që mund të jetë mbi ligjin, Institucionet nuk kanë për obligim të mbrojnë por të luftojnë korrupsionin. Porosi është se fjala është fjalë dhe se Ligji është për të mbrojtur shtetin, dhe kjo do të vlej për të gjithë, përfshi edhe gjykatësit”, tha Sheqerinska.

Marketing