Osmani: BDI shënon fitore në disa komuna

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në konferencën e dytë për shtyp pas mbylljes së vendvotimit theksoi se sipas rezultateve që kanë siguruar, ky subjekt politik ka shënuar fitore në disa komuna.

Marketing

“Prej 50 për qind të vendvotimeve në Tetovë, fitojmë bindshëm në çdo vendvotim me rreth 13 mijë vota. Fitojmë bindshëm në çdo vendvotim në komunën e Çairit me dallim me mbi 3000 vota në njësinë 1 në pjesën e Çairit. Një ndër fitoret më të thella në komunën e Sarajit, 9 mijë vota me 5 mijë e 200 vota. Fitore në Dibër e Likovë. Në Kërçovë ku kemi 5600 vota me 1400 vota , Tearcë, Prespë, Sopishtë, Strugë.”, tha mes tjerash Bujar Osmani

Marketing