Osmani: “Beteja” me Kovid 19, Qeveria me mbështetje financiare për mediat

Qeveria solli vendim të jep mbështetje për mediat dhe punëtorët mediatik që janë të goditur nga kriza që shkaktoi Kovid-19.Zv.Kryeministri Bujar Osmani tha se është sjell vendim që shteti të mbuloj 100 përqind të pagave të kontributeve të punonjësve në televizione, radio, media të shkruara dhe portalet elektronike.

Marketing

Për realizimin e kësaj mas duhet plotësuar disa kushte.

“Me sugjerimin e sindikatës së pavarur kemi përcaktuar disa kushte që konkretisht mbrojnë punonjësit. Së pari këtë masë mund ta shfrytëzojnë vetëm ato media që për shkak të krizës nuk kanë pushuar  nga puna asnjë punëtor gjatë kësaj krize dhe këtë të drejtë nuk duhet ta kenë edhe gjatë kohëzgjatjes së subvencionimit ose nuk do të kenë mundësi të pushojnë nga puna asnjë punonjës për të paktën tre muajt e ardhshëm. Së dyti ato media të cilat kanë ulur  pagat të disave ose të gjithë punonjësve për shkak të krizës për të  pasur mundësi që të shfrytëzojnë këtë subvencion do të duhet ti kthejn pagat në nivelin që kanë qenë para gjendjes së jashtëzakonshme, dhe e treta për arsye se interesi i sindikatës janë vetë gazetarët dhe punonjësit e mediave, mediat që kanë së paku tre punonjës të përhershëm do të kenë të drejtë këtë masë” – tha Zv.Kryeministri, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, gazetarët janë në vijë të për së bashku me policinë, armatën, punonjësit shëndetësor dhe personelin tjetër që lufton me “Covid-19”.

Sipas Osmanit, një kohë më të gjatë paralajmerojm se jemi të kërcënuar nga lajmet e rreme që i ndjejmë edhe gjatë luftës me Covid-19. Në luftën kundër lajmeve të rreme, së pari është e nevojshme t’u jepet mbështetje atyre që transmetojnë lajmin e saktë, thotë Osmani

Marketing