Osmani – Brahos: Suksesi i Prespës reflekton edhe në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomike në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Greqisë, Joanis Brahos.

Marketing

Në takim u hapën temat për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik rajonal si dhe reformat ekonomike të realizuara deri më tani. Qëllimi i bisedimit ishin mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e theksuara, me fokus të veçantë në projektet për bashkëpunim ndërkufitar të cilët realizohen me financim të IPA fondeve të Bashkimit Evropian.

“Progresi i komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimi ekonomik, shënon epokën e re të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe me siguri që është përfitimi më i rëndësishëm nga progresi i marrëdhënieve politike” – theksoi Osmani në takim, duke e potencuar vendimin e Qeverisë për mbështetjen dhe realizimin e projektit për zhvillimin e rajonit të Prespës dhe hapjen e kalimit kufitar “Markova Noga”.

Në kuadër të takimit u hapën edhe çështjet tjera për bashkëpunim bilateral, në veçanti në kuadër të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, me të cilën Republika e Greqisë do ti ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen e administratës dhe pjesës tjetër nga struktura negociuese për fillim të suksesshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Marketing