Osmani – Bregu: Sfidat dhe potencialet nga Samiti i Sofjes tema më e rëndësishme e takimit

Sfidat, por edhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofjes në suaza të presidencës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit ishte tema më e rëndësishme, në të cilën biseduan në takimin e sotëm të punës ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

Marketing

Pikërisht aktivitetet, rezultatet dhe suksesi i iniciativave të Procesit të Berlinit, deklaroi pas konferencës së përbashkët për shtyp ministri Osmani, kanë për qëllim forcimin e kohezionit rajonal dhe ndërtimin e urave për bashkëpunim, për të cilat kam folur disa herë më parë.

“Dhe këto nuk janë vetëm përpjekje deklarative, por aktivitete konkrete që duhet të përfitojnë nga qytetarët e të gjithë rajonit. I tillë është Plani shumëvjeçar për bashkëpunimin ekonomik rajonal, i cili parashikon përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe lidhjen e vendeve në rajon, rrjedhën e lirë të tregtisë dhe kapitalit, mbështetjen e inovacioneve dhe sipërmarrjes, investimin në aktivitete për mbajtjen dhe tërheqjen e talenteve në vendet e rajonit. Prandaj, nuk duhet të lejojmë që të lëkunden bazat e urave për bashkëpunim, por përkundrazi, me angazhim të përbashkët, duhet të punojmë në mënyrë aktive në forcimin e tyre. Iniciativa e përbashkët në këto procese do të thotë lidhje e forcuar, bashkëpunim, progres ekonomik dhe kështu do të ketë ndikim jashtëzakonisht pozitiv në rritjen e besimit midis shteteve dhe qytetarëve”, tha shefi i diplomacisë.

Lidhur me ngjarjet aktuale në marrëdhëniet me Bullgarinë në ditët e mëparshme, për të cilat kam dhënë mendimin tim, Osmani theksoi se bashkëpunimi profesional dhe i frytshëm që zbatohet së bashku me fqinjin tonë në menaxhimin e agjendës së kryesimit të përbashkët me Procesin e Berlinit edhe atë në kushte pandemie është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“U sigurova se Këshilli për bashkëpunim rajonal do t’i vendos të gjitha kapacitetet në funksion të sukseseve të këtij samiti, ndërsa suksesi i samitit do të paraqesë sukses të tërë rajonit, madje edhe sukses të idesë evropiane të Ballkanit”, tha Osmani duke shprehur kënaqësi nga vizita e Bregut.

Nga ana e Bregut shprehi bindje dhe gatishmëri të Këshillit për bashkëpunim rajonal që t’i vendos të gjitha kapacitetet në funksion të suksesit të Samitit të Sofjes duke u pajtuar se kjo do të paraqesë edhe sukses të tërë rajonit,  edhe më tutje, sukses të idesë evropiane të Ballkanit.

Osmani dhe Bregu u pajtuan se përmes investimit të përbashkët në këto procese do të thotë lidhje e përforcuar, bashkëpunim, avancim ekonomik dhe me këtë, jashtëzakonisht pozitivisht do të ndikojnë në rritjen e besimit edhe mes shteteve edhe mes qytetarëve të rajonit.

Përndryshe, kjo është vizita e parë e Osmanit dhe Bregut pas emërimit të tij për ministër të Punëve të Jashtme, ndërsa paraprakisht u realizuan një numër i madh i takimeve dhe bashkëpunimi të mirë, të funksionit paraprak, prej ku, siç tha ai, dolën edhe shumë iniciativa.

“Njëra prej tyre për të cilën dua të jep falënderim të veçantë është iniciativa dhe aktivitetet e Këshillit për bashkëpunim rajonal gjatë krizës të shkaktuar nga pandemia e KOVID-19, veçanërisht për rolin e tyre në lidhjen e vendeve në rajon për tejkalimin e sfidave gjatë karantinave restriktive dhe mbylljes së kufijve. Suksesi i të a.q. korridoreve të gjelbra, kalimi pa pengesa i mallrave, shërbimeve, biznesi, ndihma humanitare, mjetet mjekësore që ishte nga rëndësia e paçmuar për suksesin e vendit, por natyrisht edhe të tërë rajonit në tejkalimin e sfidave rreth pandemisë. Këtu roli i Këshillit ishte krucial dhe u pajtuam me Bregun se këtu jo vetëm që do ta vazhdojmë, por edhe të njëjtën do ta intensifikojmë në prag të valës së re eventuale të pandemisë gjatë kësaj vjeshe”, potencoi shefi i diplomacisë.

Ai përkujtoi se para dy ditëve e ka prezantuar misionin e tij të ministrit të Punëve të Jashtme për katër vitet e ardhshme dhe miqësinë stabile dhe afatgjate si kapotull të ri në marrëdhëniet me fqinjët dhe kontributin aktiv ndaj multilateralizmit dhe si kapitull të ti në marrëdhëniet me fqinjët dhe kontributin aktiv ndaj multilateralizmit dhe iniciativave rajonale për deballkanizimin e rajonit, si dhe perspektivat evropiane të vendit. Ato janë, theksoi Osmani,  tre prioritete kyçe, të cilat paraqesin interes të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

“Krahas iniciativave dhe projekteve të shumta, i prezantova edhe ambiciet tona për hapjen e deri më gjashtë pikave të reja kufitare me fqinjët, si instrument për komunikim më intensiv dhe më të lehtë në rajon, e potencova iniciativën tonë për hapjen e Qendrës Rajonale për Dialog – të quajtur Forumi i Prespës – platformë për promovim të fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe forum prej nga pres që të dalin edhe iniciativa të reja dhe autentike për bashkëpunim rajonal”, potencoi Osmani. 

Marketing