Osmani: Bullgaria të jetë promotore e të ardhmes Evropiane

Të jemi të qetë dhe të përgjegjshëm! Kemi investuar shumë, kemi arritur shumë dhe më e rëndësishmja është se jemi shumë afër për të lejuar që ta humbim këtë mundësi, ka porositur sot përmes një video- mesazh ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani. Ai në deklaratë për TV21 foli edhe për atë se bashkëkryesimi me procesin e Berlinit në fakt është ide që Bullgaria të jetë promotore e të ardhmes evropiane në rajon.

Marketing

“Bashkë-kryesimi me Bullgarinë procesit të Berlinit ishte menduar pikërisht për të shënuar suksesin e përbashkët, për të konfirmuar rolin e Bullgarisë në rikthimin e idesë Evropiane në rajon. Por edhe marrëveshjet si bazë për avancimin e mëtutjeshëm të agjendës Evropiane të Ballkanit perëndimor. Kjo ka qenë ideja pse në Sofje, pse pikërisht në këtë moment dhe pse bashkë-kryesues janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Dhe prandaj duhet të gjithë të jemi të vetëdijshëm për atë se çfarë kemi investuar dhe cilat do të jenë pasojat nga dështimi i këtij procesi për të gjithë ne. Për Republikën e Bullgarisë për Bashkimin Evropian por edhe për ne dhe për proceset e brendshme këtu. Kjo më jep optimizëm, vullnet dhe shpresë të shfrytëzojmë çdo minutë deri në momentin kur do të merret vendimi për fillimin formal të bisedimeve”, deklaroi për TV21, Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Marketing