Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim u hapën tema lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen dy vendet në afrimin drejt BE-së, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Vizita e z. Bushatit, në këtë periudhë posaçërisht të rëndësishme për vendin, në kohë kur merren vendime historike për të ardhmen tonë, dhe mbështetjen e tij për aspiratat tona euro-atlantike, çmoj si akt i miqësisë, nga ana e Republikës së Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë”- theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohje Qeverisë, dhe mirënjohjen e tij personale për kontributin me ballafaqimin e sfidave për vendin tonë.

“Të dyja vendet morën kornizë precize kohore për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm, duke kyçur drejtime dhe vërejtje për suksesin e procesit, që paraqet nxitje plotësuese për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve” – theksoi Osmani, duke potencuar, mbështetjen e ndërsjellë edhe më të fuqishme në ballafaqimin me sfidat e integrimit evropian; por edhe thellim e marrëdhënieve të ndërsjella, për të cilat u potencua se janë në nivel të lartë; si dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e transportit, energjetikës dhe këmbimit ekonomik.

“Në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga z. Bushati mora bindjen dhe kërkova, që Shqipëria si vend – anëtar i NATO-s, do ta shfrytëzojë këtë pozitë për ti ndihmuar vendit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në aleancën Veri-Atlantike” – theksoi Osmani, duke potencuar përvojën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga Shqipëria.

Në kuadër të takimit, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në mënyrë aktive ta mbështesin edhe iniciativën trelaterale për rajonin e Prespës të Eurokomesarit Johanes Han, me të cilën tre vendet, Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia do ti hapin kufijtë lokale dhe do ta mbështesin programin për mbrojtje dhe zhvillim të rajonit.