Osmani: Dëbimi i dilomatit të RMV-së nga Rusia, impakt negativ në marrëdhëniet dypalëshe

Si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, Rusia ka shpallur “persona non-grata” një të punësuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Marketing

“Olivera Çausheska-Dimovska, u.d. e Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, më 10 qershor është ftuar në MPJ të Rusisë, ku i është dorëzuar notë me të cilën shpallet persona non-grata një i punësuar në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë”, shkruhet në kumtesën e Ministrisë ruse, ku shpjegohet edhe se kjo masë është si përgjigje për vendimin pa motiv të Maqedonisë së Veriut që një diplomat rus ta shpallë si person të padëshiruar.

Ndaj këtij vendimi të Moskës zyrtare, përmes Twitter-it ka reaguar Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

“Keqardhje për vendimin e pajustifikuar të MPJ të Rusisë, thjesht një vendim politik hakmarrës; kjo padyshim që do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse”, ka shkruar kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Marketing