Osmani demanton spekulimet e ASH-së

Dua që në tërësi t’i demantoj spekulimet e dhëna nga ana e Aleancës për Shqiptarët dhe zëdhënësi i tyre, ku përmendet emri im si pjesë publikimit të një bisede të incizuar jo-ligjërisht.

Fillimisht dua ta informoj publikun se bëhet fjalë tërësisht për spekulim, shpifje dhe lajm të rrejshëm. Unë as nuk kam qenë i përfshirë, as që kam marrë pjesë në aktivitetet në të cilat i potencon Aleanca për Shqiptarët dhe zëdhënësi i tyre, e as që jam unë ai i cili përmendet në incizimin joligjor.

Ky është një lajm plotësisht i rrejshëm dhe ka për qëllim ta rrënojë kredibilitetin tim politik si udhëheqës i integrimeve evropiane në vend, që, duke pas parasysh ndjeshmërinë e kësaj periudhe, është një dëm që i shkaktohet edhe vet vendit.

Për këtë qëllim, u bëj thirrje të lartpërmendurve që brenda 24 orëve te ardhshme, në tërësi ta tërheqin potencimin e rrejshëm të emrit tim dhe të kërkojnë falje për dëmin e shkaktuar, në të kundërtën, do të ndërmarr të gjitha masat juridike të cilat janë në dispozicion dhe të gjitha këto pohime të mijat do ti parashtroj para organeve gjyqësore.
Me respekt
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane
Dr. Bujar Osmani

evn