Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës në Bruksel realizuan takim me Kristijan Danielson, Drejtor i Përgjithshëm  në Drejtoratin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocitat e Zgjërimit, ku dhe  prezentoi Planin e ri reformues,Plani 18.

Osmani në takim u shpreh i kënaqur me zbatimin e Planit 3-6-9, veçanërisht me valorizimin e tij në një nga raportet më pozitive për Republikën e Maqedonisë, qe u shoqërua me një rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar për negociata nga   Komisionit Evropian. “Qeveria ka një angazhim të fortë për të mbajtur agjendën e reformave në krye të listës së prioriteteve dhe pas implementimit  të Planit 3-6-9, Sekretariati për Çështje Evropiane  mori përsipër  hartimin  e   planit të ri të reformave për vitin 2018, zbatimi i të cilit duhet  të përfundojë  me publikimin e raportit të ri të Komisionit Evropian në fillim të vitit të ardhëshëm. “, tha Osmani.

Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se plani 3-6-9, krijoi një bazë solide për  zbatimin e reformave thelbësore dhe afatgjata që synojnë harmonizimin e shoqërisë sonë me atë Evropiane, ku Plani 18 është një vazhdim i logjikshëm i agjendës së reformave të Qeverisë për koordinimin dhe përcjelljen  sistematike të  zbatimit te këtyre reformave. Në këtë kontekst, ai  shtoi se  plani i ri reformues përfshinë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, e Raportit te Komisionit Evropian, dhe i njejti ngërthen edhe orientimet nga  gjashtë iniciativat  kryesore të Strategjisë së Komisionit Evropian.

Osmani kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm  në Drejtoratin për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocita të Zgjërimit, Danielson , të kontribuojnë me vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre për finalizimin e Planit, i cili javën e ardhëshme pritet të miratohet nga Qeveria.