Osmani: Derisa Karakamisheva është në Komisionin e Venecias, Ligji për Gjuhët nuk duhet të dërgohet

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mendon se Ligji i Gjuhëve nuk duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias derisa profesorja maqedonase Tanja Karakamisheva të jetë përfaqësuese e Maqedonisë atje, pasi vlerëson se nuk do të ketë qasje objektive.

Marketing

“Atëherë kishte një marrëveshje që këto nene të hiqen nga ligji që të mos rrezikohet dhe të bëhet lëndë i Gjykatës Kushtetuese dhe të dërgohen në Komisionon e Venecias.

Kjo ka qenë marrëveshja edhe pse asaj kohë kishte insistime që të dërgohet i gjithë ligji. Në këto ditë kur duhet të diskutojmë se çfarë do të dërgohet në Venecia, unë personalisht mendoj se derisa zonja Karakamisheva është përfaqësuese e Maqedonisë në Venecia, ligji fare nuk duhet dërguar pasi që nuk mendojmë se do të ketë qasje objektive”– tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Marketing