Osmani dhe Dimitrov do të brifojnë në Komisionin kompetent të Bundestagut për përparimin drejt BE-së

epa02229234 A German flag waves in front of the Reichstag building in Berlin, Germany, 29 June 2010, which houses the German 'Bundestag' parliament. A total of 1,244 electors, consisting of the 612 members of parliament and the same amount of public electors, representing the German Federal Convention will elect a new German President on 30 June 2010. Slogan on building reads: 'To the German People'. EPA/RAINER JENSEN

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot do të mbajnë brifing para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, në kuadër të Bundestagut për përparimin e vendit drejt rrugës së Bashkimit Evropian.

Marketing

Dimitrov që dje, ndërsa Osmani prej sot qëndrojnë për vizitë pune në Gjermani. Në kuadër të vizitës Osmani dhe Dimitrov do të mbajnë takime edhe me Ministrin Shtetëror për Evropë, Mihael Roth, me Kryetaren e CDU të Gjermanisë, Anagret Karenbauer, si dhe me deputetin në Bundestagun Gjerman, Johan Vadepul.

Në takime priten të hapen temat për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet euro- atlantike, mbështetja në këtë drejtim nga ana e RF të Gjermanisë, në prag të Raportit të Komisionit Evropian, si dhe samitet e qershorit të Bashkimit Evropian.

Dimitrov dje pati takime me deputetët në Bundestag, midis të cilëve edhe me grupin e punës për politikë të jashtme të CDU/CSU-së si dhe me përfaqësues të Zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.