Osmani dhe Dimitrov në vizitë pune në Itali dhe Belgjikë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani dheministri i punëve të jashtme, Dimitrov në vizitë pune në Itali dhe Belgjikë.

Marketing

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për i ngarkuar çështje evropiane, Bujar Osmani së bashku me ministrin për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot me 30.5.2019 (e enjte), do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Italisë, në kuadër të së cilës do të realizojnë takim me ministrin për punë të jashtme të Republikës së Italisë, Enzo Moavero Milanesi, si dhe do të takohen edhe me kryetarin e Komitetit për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin Italian, Lucijano Di Alfonso.

Tema qendrore e takimeve do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe mbështetja nga ana e Italisë për vendin pas shpalljes së Raportit të Progresit, në prag të mbajtjes së Këshillit Evropian në muajin e qershorit të këtij viti.

Gjatë bisedimeve pritet të përfshihen edhe çështjet lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor dhe dinamika rajonale.

Nga Italia zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov vazhdojnë në vizitë pune bilaterale në Mbretërinë e Belgjikës, ku me 31.5.2019 (e premte), do të realizojnë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Rejnders.